Gjatë ditës së sotme hyri në fuqi vendimi i qeverisë për të rritur në masën 4.1% pensionet.
Me këtë ndryshim, pagesa mujore e një të moshuari në qytet bëhet afro 19 mijë lekë, ndërsa pensioni i një të moshuari në fshat arrin në 11.500 lekë.
Gjithashtu, pensioni social arrin vlerën 9.710 lekë në muaj, me një rritje prej 383 lekësh.
Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata të moshuar që dalin në pension gjatë këtij muaji.
LEXO EDHE:
Nga 1 tetori rriten pensionet, ja sa do të jetë indeksimi për çdo kategori
Indeksim apo rritje pensionesh? Ja çfarë pritet të ndodhë më 1 tetor sipas ministrit Malaj