Është gjetur një pako me kanabis nga zyrat doganore Kosovë.
Pakoja ishte nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Policia e Kosovës informon se ka ndaluar personin që po priste pakon.
Pakoja më lëndë narkotike peshonte 1 kilogram.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e Doganës